Ymeri-Rizvanollit: Nagip Krasniqi është kurban i mafisë suaj energjetike që iu lejon juve t’i gëzoni pozitat

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka folur sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me situatën me energji në vend. Ajo i ka thënë ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanollit se energjia është më lirë në komunat veriore në vend. “Nashta të kanë kallxu ose jo, sa për që po thu s’kam dijeni duhet të kesh…

Lajme

21/04/2026 18:09

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka folur sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me situatën me energji në vend.

Ajo i ka thënë ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanollit se energjia është më lirë në komunat veriore në vend.

“Nashta të kanë kallxu ose jo, sa për që po thu s’kam dijeni duhet të kesh turp. E ke Njësinë për Hetime Publike në Ministri a kurrë nuk e këqyr a? E ke njësinë në Ministri që ti e udhëheq sepse sa herë thua nuk di, i bjen që ti nuk je e aftë për këtë Ministri. Shteti në Evropë ndërhynë në roaming dhe energji, e ju keni ndërhy me mirëmbajt edhe me montu një skemë që përfundon në import sa më të lartë, do të thotë është e kundërta e praktikave ndërkombëtare.”, ka thënë Ymeri.

Ajo ka thënë se nuk ka kapacitete energjetike dhe ato që i përmend Rizvanolli janë vetëm në imagjinatë.

“Për LDK-në u potencua, por ku do, kur do mund të nisni hetimet për LDK por a e dini pse nuk nisni për hetime për askënd tjetër sepse pak me e grrithë Prokurorinë sa autobot dilni ju. Për BRrE i ke rrit tarifat, i ke raportet e ZKA-së që 4 herë, 4 fish janë rrit tarifat pastaj keni shku me i zvogëlu. Kur keni ardh ju keni thënë i kemi investimet ska nevojë për burime të ripërtëritshme, e as investime as burime të ripërtëritshme dhe krejt kjo është përmbyll me import më të lartë”, ka thënë ajo.

Ymeri gjithashtu i ka përmend Rizvanollit rastin e Nagip Krasniqit dhe aktakuzën ndaj tij.

“Unë po ta them kështu që nuk e kam me ty, ti po e mbron kryeministrin, shefin tënd që e ke peng të mafisë energjetike, dhe ti je aty që sistemi i drejtësisë është asi soj që nuk ka vazhdu përtej Nagip Krasniqit. Nagip Krasniqin unë e kuptoj pse e livdon, se ai është kurban i kësaj mesele e që ty të len dhe shokët e shoqet tua t’i gëzoni pozitat. Ministre kurdo që mendon që e kam me ty, unë e kam me një gjendje që e ka përfshi vendin e që ti prap mundohesh me mbrojt e me mbrojt e me mbrojt. Importi të kallxon, rëniet e blloqeve të kallxojnë, ei livdohesh me sa ditë është duke punuar 5 termocentralet 5 blloqet, po a janë këto llafe që po të jesh inxhiniere si kishe qel këto llafe hiq”, ka thënë ajo.

Ajo i ka dhënë një “këshillë” Rizvanollit.

“Sa për mbrojtjen e mafisë energjetike, e mira e të mirës është pasi sistemi i drejtësisë nuk ka ardh në vendim final në këtë punë, ju sa me herët të ikni nga kjo Qeveri”, ka shtuar Ymeri. /Lajmi.net/