BE i dorëzon Kosovës raport për përmirësimin e sistemit emergjent

Ushtruesja e Detyrës së Shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka dorëzuar sot një raport vlerësimi për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent të Kosovës, të përgatitur nga ekspertë të pavarur të mbrojtjes civile të BE-së. Raporti iu dorëzua Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të kësaj agjencie, Shefki Abdullahut, dhe synon të vlerësojë funksionimin e…

Lajme

21/04/2026 15:46

Ushtruesja e Detyrës së Shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka dorëzuar sot një raport vlerësimi për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent të Kosovës, të përgatitur nga ekspertë të pavarur të mbrojtjes civile të BE-së.

Raporti iu dorëzua Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të kësaj agjencie, Shefki Abdullahut, dhe synon të vlerësojë funksionimin e sistemit të menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë në Kosovë, si dhe të ofrojë rekomandime për përmirësimin e gatishmërisë dhe reagimit ndaj emergjencave, transmeton lajmi.net.

Sipas Palatovës, menaxhimi i rrezikut nga fatkeqësitë kërkon bashkëpunim të ngushtë institucional dhe përfshirje të gjerë shoqërore.

Raporti përfshin disa rekomandime kryesore, përfshirë:

  • koordinim më të mirë ndërinstitucional
  • forcim të kapaciteteve të agjencive dhe shërbimeve emergjente
  • rritje të vetëdijes dhe gatishmërisë së qytetarëve
  • zbatim të numrit emergjent 112
  • përmirësim të sistemeve të paralajmërimit të hershëm
  • investime afatgjata në qëndrueshmëri dhe siguri

Sipas raportit, zbatimi i këtyre masave do të kontribuojë në ndërtimin e një sistemi më efikas të reagimit emergjent dhe në rritjen e sigurisë për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Njoftimi i plotë:
Duke ndihmuar 🇽🇰 Kosovën të forcojë sistemin e saj të reagimit emergjent, Ushtruesja e Detyrës së Shefes së 🇪🇺 BE-së në Kosovë, Eva Palatova, sot ia dorëzoi një raport vlerësimi të përgatitur nga ekspertë të pavarur të mbrojtjes civile të 🇪🇺 BE-së, Shefki Abdullahut, Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent të Kosovës. Raporti shqyrton mënyrën se si funksionon sistemi i menaxhimit të rrezikut nga fatkeqësitë në Kosovë dhe identifikon mënyra për të përmirësuar gatishmërinë dhe reagimin ndaj emergjencave.
Palatova theksoi se menaxhimi i rrezikut nga fatkeqësitë është përgjegjësi e përbashkët që kërkon udhëheqje të fortë, bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe përfshirje aktive të të gjithë akterëve, përfshirë qytetarët dhe sektorin privat.
Raporti ofron rekomandime praktike për hapat që Kosova duhet të ndërmarrë, përfshirë:
✔️ Koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve
✔️ Mbështetje më të fortë për agjencitë kyçe dhe shërbimet emergjente
✔️ Vetëdije dhe gatishmëri më të madhe publike
✔️ Zbatimin e numrit emergjent 112
✔️ Sisteme më të mira të paralajmërimit të hershëm dhe reagimit
✔️ Investime afatgjata në qëndrueshmëri dhe siguri
Këta hapa do të ndihmojnë në ndërtimin e një Kosove më të sigurt, më të fortë dhe më rezistente për të gjitha komunitetet. 🇪🇺🤝/lajmi.net/