Pas vendimit për Liridona Ademajn – avokati paralajmëron ankesë për dënimin e Kokallës

Avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla, ka deklaruar se drejtësia në Kosovë ka dhënë vendimin e saj lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në procesin gjyqësor. Sipas tij, gjykata ka shpallur dy dënime me burgim të përjetshëm, si dhe një dënim prej 30 vjetësh…

Lajme

21/04/2026 14:19

Avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla, ka deklaruar se drejtësia në Kosovë ka dhënë vendimin e saj lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në procesin gjyqësor.

Sipas tij, gjykata ka shpallur dy dënime me burgim të përjetshëm, si dhe një dënim prej 30 vjetësh burg për të akuzuarit.

“Sot drejtësia foli. U nxor një vendim në përputhje me provat materiale të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor. Janë shqiptuar dy dënime me burgim të përjetshëm dhe një dënim prej 30 vitesh burg,” ka deklaruar Syla.

Ai ka bërë të ditur se dënimi prej 30 vitesh do të apelohet në Gjykatën e Apelit, ndërsa ka theksuar se procesi ka qenë i vështirë dhe i ngarkuar emocionalisht.

“Do t’i shfrytëzojmë të gjitha mjetet ligjore që kemi në dispozicion. Falënderojmë të gjithë për mbështetjen. Sot familjes i është lehtësuar dhimbja,” është shprehur avokati.

Syla ka vlerësuar se vendimi i gjykatës përbën një akt të rëndësishëm të drejtësisë në këtë rast të ndjeshëm, i cili ka tronditur opinionin publik në vend. /Lajmi.net/