Pas shpalljes së vendimit familjarët e Liridonës përqafohen me njëri-tjetrin, me avokatin e hetuesit policor të rastit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin në rastin e vrasjes makabër të Liridona Ademajt. Gjykata mori vendim që të dënojë me burgim të përjetshëm të akuzuarit, Naim Murseli (ish bashkëshorti i Liridona Ademajt), dhe Granit Plavën. Kurse për të akuzuarin tjetër Kushtrim Kokalla gjykata mori vendim për dënim prej 30 vitesh burgim. Pas…
Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin në rastin e vrasjes makabër të Liridona Ademajt.
Gjykata mori vendim që të dënojë me burgim të përjetshëm të akuzuarit, Naim Murseli (ish bashkëshorti i Liridona Ademajt), dhe Granit Plavën.
Kurse për të akuzuarin tjetër Kushtrim Kokalla gjykata mori vendim për dënim prej 30 vitesh burgim.
Pas kësaj, familjarët e Liridona Ademajt janë përqafuar me njëri-tjetrin, me avokatin si dhe hetuesit policor që kanë përcjellur nga afër këtë rast.
Vrasja e Liridona Ademajt ka qenë një ndër vrasjet më të rënda të ndodhura në Kosovën e pasluftës./Lajmi.net/


