Akuza të rënda në Kuvend: Kadrijaj i drejtohet ministres Rizvanolli me tone kërcënuese
Në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës së jashtëzakonshme për çmimet dhe faturimet e energjisë elektrike, është shënuar një përplasje e ashpër mes deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, dhe Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Debati u tensionua pasi ministrja Rizvanolli iu drejtua deputetëve të opozitës duke thënë se nuk po u “frikësohet”, gjë që nxiti reagim…
Lajme
Në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës së jashtëzakonshme për çmimet dhe faturimet e energjisë elektrike, është shënuar një përplasje e ashpër mes deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, dhe Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Debati u tensionua pasi ministrja Rizvanolli iu drejtua deputetëve të opozitës duke thënë se nuk po u “frikësohet”, gjë që nxiti reagim të menjëhershëm nga Kadrijaj.
Deputetja e AAK-së i është përgjigjur me akuza të forta, duke e kritikuar ministren për, siç tha ajo, vendime dhe praktika në qeverisje.
“Ti frikësoju punës tënde, tenderëve njëburimor, grupeve të WhatsApp-it. Frikësohu që ke me përfundu në burg, se askush nuk i fëlliq duart me ty”, u shpreh Kadrijaj në Kuvend.
Deklaratat e saj kanë rritur tensionet në sallë, ndërsa debati po vazhdon me replika mes pozitës dhe opozitës. /Lajmi.net/