“Ka rënie të prodhimit, oj zonjë” – përplasje e ashpër në Kuvend mes Rizvanollit dhe deputetes së LDK-së
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është përplasur ashpër me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në seancën e jashtëzakonshme për energjinë elektrike. Deputetja e LDK-së i kërkoi ministres që t’i shikojë raportet e KEK-ut në mënyrë më të mirë dhe pastaj të vijë në Kuvend. Sipas saj, ka rënie të prodhimit të energjisë…
Lajme
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është përplasur ashpër me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në seancën e jashtëzakonshme për energjinë elektrike.
Deputetja e LDK-së i kërkoi ministres që t’i shikojë raportet e KEK-ut në mënyrë më të mirë dhe pastaj të vijë në Kuvend.
Sipas saj, ka rënie të prodhimit të energjisë elektrike nga ana e KEK-ut.
“Ki rënie të prodhimit, oj zonjë. Këqyri raportet mirë dhe hajde tani në foltore dil”, deklaroi ajo.
Në reagimin e saj, ministrja Rizvanolli tha se e ka të vështirë me kuptu se çka po thotë deputetja e LDK-së, siç tha për shkak të mungesës së logjikës dhe koherencës.
“Deputeten, si zakonisht, është vështirë me të përcjell për shkak të mungesës së logjikës dhe koherencës. Është vështirë me ditë se çka je tu thanë”, tha ajo.