Sot vendimi për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe dy të tjerët nuk paraqiten në sallë
Pas pak pritet të shpallet aktgjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Në seancën përfundimtare janë të pranishëm familjarët e të ndjerës, përfaqësues ligjorë dhe ekipe të shumta mediatike, si dhe zyrtarë policorë që po e përcjellin procesin. Megjithatë, tre të…
Lajme
Pas pak pritet të shpallet aktgjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Në seancën përfundimtare janë të pranishëm familjarët e të ndjerës, përfaqësues ligjorë dhe ekipe të shumta mediatike, si dhe zyrtarë policorë që po e përcjellin procesin.
Megjithatë, tre të akuzuarit nuk janë të pranishëm në sallën e gjyqit. Ata kanë pasur mundësinë të zgjedhin nëse do të marrin pjesë në seancë, por kanë vendosur të mos jenë të pranishëm.
Seanca po zhvillohet në një atmosferë të mbikëqyrur dhe me interes të madh publik. /Lajmi.net/