Hetues të Policisë së Kosovës në seancën ku do jepet vendimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Hetues të Policisë janë duke marrë pjesë në seancën ku jepet vendimi final për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt. Tre të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, nuk janë duke marrë pjesë në seancë, pasi kështu kanë kërkuar në seancën e kaluar, transmeton lajmi.net. Prokuroria dhe ekipi mbrojtës i familjes Ademaj kanë…
Lajme
Hetues të Policisë janë duke marrë pjesë në seancën ku jepet vendimi final për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Tre të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, nuk janë duke marrë pjesë në seancë, pasi kështu kanë kërkuar në seancën e kaluar, transmeton lajmi.net.
Prokuroria dhe ekipi mbrojtës i familjes Ademaj kanë kërkuar burgim të përjetshëm ndaj tre të akuzuarve.
Seanca është duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Përpos familjarëve, numër i madh i mediave gjendet në sallë për të përcjellë dhënien e vendimit./lajmi.net/
