Tension në Kuvend, Haxhiu i drejtohet Bajramit: Për çka po i afrohesh deputetit, ulu në vend
Në Kuvendin e Kosovës është shënuar një përplasje mes deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami dhe deputetit të LVV-së, Ejup Ahmeti, gjatë një debati të ashpër në seancë. Gjatë diskutimit, deputeti Ahmeti e ka akuzuar Bajramin për afera korruptive, duke përmendur edhe pretendime lidhur me biznesin farmaceutik të bashkëshortit të saj, gjë që ka nxitur reagimin…
Lajme
Në Kuvendin e Kosovës është shënuar një përplasje mes deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami dhe deputetit të LVV-së, Ejup Ahmeti, gjatë një debati të ashpër në seancë.
Gjatë diskutimit, deputeti Ahmeti e ka akuzuar Bajramin për afera korruptive, duke përmendur edhe pretendime lidhur me biznesin farmaceutik të bashkëshortit të saj, gjë që ka nxitur reagimin e menjëhershëm të deputetes së LDK-së.
Në kundërpërgjigje, Bajrami i është drejtuar atij duke thënë: “Hajde dalim përpara, ato që t’i kam thënë t’i them jashtë”, duke e tensionuar më tej situatën në sallë.
Në këtë moment ka ndërhyrë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila i ka kërkuar deputetes së LDK-së të ulej në vend, pasi ajo ishte afruar te deputeti Ahmeti.
“Këto sjellje janë të papranueshme, ulu në vend. Je në seancë, është e papranueshme. Deputete ulu në vend, s’ke nevojë as me i kërcënu e as me i sulmu. Për çka po i afrohesh deputetit?”, u shpreh Haxhiu, duke kërkuar qetësimin e situatës në sallë.
Debati ka vijuar më pas me tone të larta mes deputetëve, ndërsa seanca po vazhdon sipas rendit të ditës. /Lajmi.net/