Babai i Liridona Ademajt: Populli i ka dënuar ata, e kam pritur këtë ditë me padurim

Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vjet burgim. Pas vendimit, babai i së ndjerës, Hajdar Ademaj, ka reaguar duke thënë se drejtësia është vendosur dhe se të akuzuarit tashmë janë dënuar edhe nga opinioni publik, raporton lajmi.net “Populli…

Lajme

21/04/2026 14:22

Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vjet burgim.

Pas vendimit, babai i së ndjerës, Hajdar Ademaj, ka reaguar duke thënë se drejtësia është vendosur dhe se të akuzuarit tashmë janë dënuar edhe nga opinioni publik, raporton lajmi.net

“Populli i ka dënuar ata. Faleminderit prej të gjithëve, e kam pritur këtë ditë me padurim, veç deshi Zoti dhe e mori dënimin e merituar. Ju faleminderit shumë”, tha ai para mediave./Lajmi.net/