Kurti për postin e presidentit: Qysh me ia dhanë PDK e LDK-së, kur s’ia ka dhënë popullit, në VV 10 veta kanë më shumë vota se Abdixhiku

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar edhe një herë sot në lidhje me zhvillimet në kudër të zgjidhjes së çështjes së presidentit. Derisa fliste për ofertat që ua bëri LDK-së dhe PDK-së, Kurti deklaroi se katër veta në Vetëvendosje kanë më shumë vota se Bedri Hamza, përveç meje, Glauk Konjufca, Haxhiu e Hekuran Murati…

Lajme

21/04/2026 12:34

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar edhe një herë sot në lidhje me zhvillimet në kudër të zgjidhjes së çështjes së presidentit.

Derisa fliste për ofertat që ua bëri LDK-së dhe PDK-së, Kurti deklaroi se katër veta në Vetëvendosje kanë më shumë vota se Bedri Hamza, përveç meje, Glauk Konjufca, Haxhiu e Hekuran Murati ka më shumë vota se Bedri Hamza.

“PDK ja duhet ta kuptojë që i ka 22 deputetë dhe duhet ta mirëkuptoni edhe pozitën time të vështirë… Në vitin 2026 do të duhej të sillemi me këtë rezultat. I kam ofruar kryetarit Hamza që të bëhet një rrokadë mes Albulena Haxhiut dhe Vlora Çitakut. Pra lirisht le ta bën PDK-ja Bedri Hamzën kryetar të Kuvendit dhe Albulena Haxhiu të bëhet në vend të Vlora Çitakut, katër veta në VV kanë më shumë vota se Bedri Hamza”,tha Kurti.

“Ndërsa krahasuar me LDK 10 veta janë më shumë të votuar se Lumir Abdixhiku. A e dini se po të bëhen  bashkë kryeparlamentari i VV-së dhe grupi parlamentar i LDK-së, Abdixhiku është i 11-ti me vota. Duhet respektuar vullneti qytetar e rezultati zgjedhor. S’mund ta shkelim vullnetin e popullit. S’them se opozita është e parëndësishme, biles kam bërë ofertë që të bëhet zëvendës i i mi jo vetëm kaq ose të ketë versionin tjetër ku Abdixhiku ose dikush tjetër i LDk-së bëhet kryetar Kuvendi. LDK-ja e cila është anëtare e partive popullore nëse kryetari i LDK-së i pyet partitë popullore evropiane që Kurti që i ka 66 deputetë në mazhorancë  mua me 15 deputetë mi ka ofruar zv/kryeministrin e 4 ministri kam hënë jo jam i bindur se ata nuk e mirëpresin.Të pyes Merz, e të gjithë që janë aty e le t’ju thotë a duhet të pranojë këtë ofertë të VV-së, ose Bedri Hamza le ta pyes kryetari i PDK-së, familjen evropiane ku merr pjesë PDK-ja se a duhet pranuar pozitën e kryetarit të Kuvendit, se është 1/3 e mazhorancës”,deklaroi Kurti, shkruan lajmi.net.

Ai madje tha se i ka thënë thënë Abdixhikut eja në vend të Glaukut e vazhdojmë përpara, derisa ai ka 4 herë më shumë vota.

“Por s’janë të interesuar të përparojnë, po sillen sikur jemi në vitin 2025 kur nuk votohej Albulena Haxhiu. Neve na u ka thënë se s’mund të bashkëqeverisim se ju s’mund t’i keni të tri pozitat, atëherë pra t’i kemi vetëm dy. Plus kur presidente zgjedhjet s’mund të jetë kryetar partie. Me datën 3 shkurt 2020, kryetari i Kuvendit Glauk Konjfuca ia ka liruar vendin Vjosa Osmanit. E kemi bërë edhe më herët rrokadën, VV-ja e ka bërë rrokadën në shkurt 2020”,shtoi Kurti.

Ai tha se 21 deputetë të PDK-së nuk mjaftojnë as për votat për kandidat.

Derisa fliste për atë se kujt duhet t’i takojë posti i presidentit dhe pse s’po ua “lë opozitës”, deklaroi se “Po thu me ia dhënë atij, qysh me ia dhënë unë atij kur s’ia ka dhënë popullit. Demokracia nënkupton vullnetin e popullit.”/Lajmi.net/