Haxhiu-Haradinajt: Mos e keqpërdor foltoren, hera e fundit që ta tërheq vërejtjen

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ia ka tërhequr vërejtjen kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit ishte i ashpër me Qeverinë për sektorin e energjisë. Pasi Haradinaj tha se Kurti është “kryehajn” dhe Mihali “kryehajneshë”, Haxhiu kërkoi nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të mos e keqpërdor foltoren e Kuvendit. “Zotëri…

Lajme

21/04/2026 12:24

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ia ka tërhequr vërejtjen kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit ishte i ashpër me Qeverinë për sektorin e energjisë.

Pasi Haradinaj tha se Kurti është “kryehajn” dhe Mihali “kryehajneshë”, Haxhiu kërkoi nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të mos e keqpërdor foltoren e Kuvendit.

“Zotëri Haradinaj ju lutem të keni parasysh që të mos përdorni gjuhë të tilla në Kuvendin e Kosovës, mos mendo që e përforcon argumentin duke përdorur gjuhë jo parlamentare. Mos e keqpërdor këtë foltore të Kuvendit, është hera e fundit që ta tërheqi vërejtjen, nuk ke asnjë replikë me mua”, tha Haxhiu.