Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet tavan”

Komisioni për Legjislacion ka miratuar raportin me amendamente të Komisionit Funksional për projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Ky projektligj u miratua me 5 vota për dhe 2 abstenime. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan pro këtij projektligji, ndërsa Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e…

Lajme

21/04/2026 10:31

Komisioni për Legjislacion ka miratuar raportin me amendamente të Komisionit Funksional për projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ky projektligj u miratua me 5 vota për dhe 2 abstenime.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan pro këtij projektligji, ndërsa Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Përparim Gruda nga Partia Demokratike abstenuan këtë votim.