Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasje në tentativë në Skenderaj, dorëzon edhe armën

Një person i dyshuar për “vrasje në tentativë” është vetëdorëzuar në polici në Skenderaj, lidhur me një rast të ndodhur më 9 mars 2026 në rrugën “28 Nëntori”. Sipas njoftimit, më 20 mars 2026 i dyshuari, mashkull kosovar, është paraqitur në polici ku ka dorëzuar edhe armën që dyshohet se është përdorur në kryerjen e…

Lajme

21/04/2026 09:55

Një person i dyshuar për “vrasje në tentativë” është vetëdorëzuar në polici në Skenderaj, lidhur me një rast të ndodhur më 9 mars 2026 në rrugën “28 Nëntori”.

Sipas njoftimit, më 20 mars 2026 i dyshuari, mashkull kosovar, është paraqitur në polici ku ka dorëzuar edhe armën që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës, raporton lajmi.net

Pas intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar./Lajmi.net/