​Drita rikthehet në Superligë pas katër vitesh

Klubi i Basketbollit, Drita, është shpallur kampione e Ligës së Parë në basketboll, duke siguruar rikthimin në Superligën e Kosovës pas katër vitesh mungesë. Skuadra nga Gjilani triumfoi edhe në ndeshjen e dytë finale ndaj PC Prizreni me rezultat të ngushtë 92:91, duke vulosur suksesin e madh të këtij sezoni. Në fitoren vendimtare u dalluan…

Sport

21/04/2026 08:57

Klubi i Basketbollit, Drita, është shpallur kampione e Ligës së Parë në basketboll, duke siguruar rikthimin në Superligën e Kosovës pas katër vitesh mungesë.

Skuadra nga Gjilani triumfoi edhe në ndeshjen e dytë finale ndaj PC Prizreni me rezultat të ngushtë 92:91, duke vulosur suksesin e madh të këtij sezoni.

Në fitoren vendimtare u dalluan Jay Walker me 20 pikë dhe Adhurim Alijaj me 19, të cilët udhëhoqën ekipin drejt titullit. Në anën tjetër, për prizrenasit më efikasi ishte Rron Dahsyla me 23 pikë.

Me këtë triumf, Drita siguron pjesëmarrjen në elitën e basketbollit kosovar nga sezoni i ardhshëm, duke shënuar një rikthim të rëndësishëm në skenën kryesore.