Çmimi dhe faturimi i rrymës, Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në një seancë të jashtëzakonshme. Seanca ka vetëm një pikë e rendit të ditës, çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët. Sipas njoftimit, seanca pritet të nisë me fillim nga ora 11:00.