Nesër ndryshon moti, shi e rrufe në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër vranësirat gjatë ditës priten të sjellin reshje shiu. Në njoftimin e këtij institute thuhet se reshjet do të jenë të përcjellura me rrufe. “Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës priten të sjellin reshje shiu të përcjellura me rrufe.Temperaturat minimale: 2- 5°C.…

Lajme

20/04/2026 23:40

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër vranësirat gjatë ditës priten të sjellin reshje shiu.

Në njoftimin e këtij institute thuhet se reshjet do të jenë të përcjellura me rrufe.

“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës priten të sjellin reshje shiu të përcjellura me rrufe.Temperaturat minimale: 2- 5°C. Temperaturat maksimale: 11-15°C Era: nga  verilindjes me shpejtësi 1-12m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.