“LDK dhe PDK nuk treguan gatishmëri”- Ramabaja: Mungon maturia politike, kompromisi për Presidentin ishte i mundur
Analisti Sadri Ramabaja në Debat Plus ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me zgjedhjen e Presidentit të vendit. Dihet që kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot, ku nuk kanë arritur një kompromis. Ndërsa nga ana tjetër, PDK ka thirrur Këshillin Drejtues, ku kanë marrë vendim që për çështjen…
Lajme
Analisti Sadri Ramabaja në Debat Plus ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me zgjedhjen e Presidentit të vendit.
Dihet që kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot, ku nuk kanë arritur një kompromis. Ndërsa nga ana tjetër, PDK ka thirrur Këshillin Drejtues, ku kanë marrë vendim që për çështjen e Presidentit nuk kanë më çfarë të bisedojnë. Madje, kreu i kësaj partie, Bedri Hamza, ka treguar se oferta e VV-së ka qenë që deputetët e PDK-së të rrinë në sallë kur votohet për President dhe për këtë të marrin kryetarin e Kuvendit.
Ramabaja është shprehur se qëndrimet e PDK-së dhe LDK-së, në një mënyrë ose në një tjetër, janë ezauruar që nga 9 shkurti i vitit 2025, me përsëritje të vogla.
Ai është shprehur se skena politike e vendit vuan nga mungesa e theksuar e maturimit politik dhe kuptimit të mirëfilltë të demokracisë.
“Kësaj radhe ka qenë e pritshme të kemi kompromis për figurën e presidentit, sepse të gjithë pajtohemi që figura e presidentit në sistemin tonë politik nuk është pushtet, por është figurë e unitetit dhe përfaqësimit… në këtë kuadër mundësia e kompromisit ka qenë e lehtë, por as LDK-ja as PDK-ja nuk u treguan të gatshme të bëjnë një kompromis”, tha Ramabaja.