Haziri: Joserioze që LDK u ftua për president dhe përfundoi me ofertë për qeverisje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (Lidhja Demokratike e Kosovës), Lutfi Haziri, ka deklaruar se është joserioze mënyra se si është zhvilluar procesi i takimeve për çështjen e presidentit. Në një intervistë në “Pressing” në T7, Haziri tha se LDK është ftuar në fillim për diskutime rreth zgjedhjes së presidentit, por procesi, sipas tij, ka…
Lajme
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (Lidhja Demokratike e Kosovës), Lutfi Haziri, ka deklaruar se është joserioze mënyra se si është zhvilluar procesi i takimeve për çështjen e presidentit.
Në një intervistë në “Pressing” në T7, Haziri tha se LDK është ftuar në fillim për diskutime rreth zgjedhjes së presidentit, por procesi, sipas tij, ka përfunduar me ofertë për qeverisje, gjë që e ka cilësuar si të papranueshme.
“Ky hap ka qenë zgjedhja e presidentit, jemi folë për president, se qeveria është zgjedhë, Kuvendi është konstituu, buxheti është miratu, ligjet ndërkombëtare janë ratifiku me ndihmën e LDK-së dhe partive tjera. Tani me i mbajtë disa takime dhe me përfundu me ofertë për qeverisje është joserioze… Mu ndjeh që jemi mashtu,” ka thënë Haziri.
Ai theksoi se vendimi i fundit për ndërprerjen e takimeve me kryeministrin Albin Kurti për çështjen e presidentit është marrë pasi, sipas tij, procesi ka devijuar nga tema fillestare. /Lajmi.net/