“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për ne”, Lushaku-Sadriu tregon çfarë e pamundësoi ujdinë me VV-në

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se nuk u arrit marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për Presidentin, sepse Albin Kurti kërkoi këtë pozitë për Vetëvendosjen. Tutje, ajo tha se nuk duhet t’i ketë një parti dy pozita, sepse nuk ruhet balanca në mes forcave politike. “Propozimi ishte i papranueshëm sepse u…

Lajme

20/04/2026 18:08

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se nuk u arrit marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për Presidentin, sepse Albin Kurti kërkoi këtë pozitë për Vetëvendosjen.

Tutje, ajo tha se nuk duhet t’i ketë një parti dy pozita, sepse nuk ruhet balanca në mes forcave politike.

“Propozimi ishte i papranueshëm sepse u kërkua që presidenti t’i takojë Vetëvendosjes”.

“Tendenca e një partie politike për t’i kapur dy institucione ekzekutive nuk është as e sinqertë e as dashamirëse”, ka thënë ajo në T7.