“Një parti nuk duhet t’i ketë të gjitha pozitat”, Rukiqi: Presidenti duhet të jetë figurë unifikuese, jo partiake
Anëtari i Kryesisë së Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka folur lidhur me ofertat e kryeministrit Albin Kurti për LDK-në. Ai ka thënë se LDK ka shkuar me vullnetin më të mirë në takime që vendit t’i japin president. “Një zgjidhje që do të reflektonte qartë edhe kriteret edhe natyrën e pozitës dhe…
Lajme
Anëtari i Kryesisë së Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka folur lidhur me ofertat e kryeministrit Albin Kurti për LDK-në.
Ai ka thënë se LDK ka shkuar me vullnetin më të mirë në takime që vendit t’i japin president.
“Një zgjidhje që do të reflektonte qartë edhe kriteret edhe natyrën e pozitës dhe pushtetit të presidentit në këtë rast, e cila për nga natyra dhe fryma kushtetuese do të duhej të ishte figurë unifikuese, ashtu siç është thënë që nga takimi i parë, jo një person që ka librezë partiake, por një person i cili e reflekton frymën e unitetit dhe që është mbi ‘palët’ politike”.
“I pavarur në veprimin e vet politik, i paanshëm në veprimin e vet politik dhe për më shumë, i cili është një lloj balance e pushteteve”, ka thënë ai në Dukagjin.
Rukiqi më tej është shprehur se nëse në të kaluarën pozita e presidentit ka qenë pjesë e pazareve politike, tani nuk duhet të jetë, duke shtuar se partia e cila ka fituar 51% të pushtetit nuk duhet ta ketë edhe pozitën e presidentit, pasi që pushtetin e saj askush nuk e ka kontestuar.
“E ka qeverinë, e kontrollon parlamentin… dhe ne në këtë lloj situate mos të shkojë pushteti në tri pozitat kryesore, të mos orientohet tek një parti e vetme, sidomos këto që janë pozita faktike, presidenti dhe kryeministri”, ka thënë ai.