Kriza energjetike: Nesër seancë e jashtëzakonshme në Kuvend

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër një seancë të jashtëzakonshme plenare, ku në fokus do të jetë çështja e çmimit dhe faturimit të energjisë elektrike për konsumatorët. Seanca do të mbahet të martën, (nesër) në sallën e Kuvendit, me fillim nga ora 11:00, shkruan lajmi.net. Në rend të ditës është paraparë shqyrtimi…

Lajme

20/04/2026 17:09

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër një seancë të jashtëzakonshme plenare, ku në fokus do të jetë çështja e çmimit dhe faturimit të energjisë elektrike për konsumatorët.

Seanca do të mbahet të martën, (nesër) në sallën e Kuvendit, me fillim nga ora 11:00, shkruan lajmi.net.

Në rend të ditës është paraparë shqyrtimi i çështjes së çmimit dhe faturimit të energjisë elektrike, një temë që ka ngjallur debat të gjerë publik për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë tek qytetarët dhe bizneset.

Kjo seancë e jashtëzakonshme pritet të trajtojë shqetësimet e ngritura dhe të hapë diskutim për hapat e mëtejmë lidhur me këtë çështje. /Lajmi.net/