Shpallja e aktgjykimit për rastin ”Banjska” të premten më 24 prill

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur sot seanca për rastin “Banjska”, me ç’rast u morr vendim që shpallja e aktgjykimit ndaj tre të akuzuarve të mbahet të premten e 24 prillit, në ora 15:00. Dushan Maksimoviq deklaroi se dëshiron të jetë i pranishëm në sallë kur të shpallet aktgjykimi, ndërsa dy të akuzuarit e…

Lajme

20/04/2026 15:47

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur sot seanca për rastin “Banjska”, me ç’rast u morr vendim që shpallja e aktgjykimit ndaj tre të akuzuarve të mbahet të premten e 24 prillit, në ora 15:00.

Dushan Maksimoviq deklaroi se dëshiron të jetë i pranishëm në sallë kur të shpallet aktgjykimi, ndërsa dy të akuzuarit e tjerë, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq deklaruan se s’duan të marrin pjesë në shpalljen e aktgjykimit.

Ndryshe Maksimoviq, Spasojeviq dhe Toliq dhanë sot fjalët e tyre përfundimtare.

Në seancën e kaluar, prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi, kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit.

Në fjalën e tij përfundimtare, ai kishte paraqitur një dokument prej 21 faqesh, si dhe pamje nga momenti i sulmit të ndodhur më 23 shtator 2023.