Arrestohen në Prishtinë tre të dyshuar për vjedhje të naftës

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet policore të stacionit “Veriu” kanë arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje. Rasti për të cilin dyshohen ka ndodhur sot, ndërsa tre të arrestuarit dyshohen për vjedhjen e një sasie të naftës, shkruan lajmi.net. Personat e dyshuar janë: V.I., mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, D.K.,…

Lajme

20/04/2026 15:21

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet policore të stacionit “Veriu” kanë arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje.

Rasti për të cilin dyshohen ka ndodhur sot, ndërsa tre të arrestuarit dyshohen për vjedhjen e një sasie të naftës, shkruan lajmi.net.

Personat e dyshuar janë:

  1. V.I., mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
  2. D.K., mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
  3. R.K., mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Ata janë intervistuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit, tre personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Postimi i plotë: