“Frika” për zgjedhje, këtë javë Kuvendi i Kosovës do të mbaj tri seanca

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka folur për media pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë. Ajo ka njoftuar se në këtë mbledhje kanë vendosur që këtë javë të mbahen tri seanca të Kuvendit të Kosovës. Për këto seanca, Haxhiu ka thënë se secila prej tyre është më e rëndësishme se tjetra, shkruan lajmi.net.…

Lajme

20/04/2026 14:32

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka folur për media pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.

Ajo ka njoftuar se në këtë mbledhje kanë vendosur që këtë javë të mbahen tri seanca të Kuvendit të Kosovës.

Për këto seanca, Haxhiu ka thënë se secila prej tyre është më e rëndësishme se tjetra, shkruan lajmi.net.

“Me këtë rast, seanca e parë do të mbahet më 23 prill, e enjte prej orës 10:00 dhe seancat tjera do të mbahen të premtën, njëra dedikuar kongresmenit Eliot Engel si seancë solemne dhe tjetra me pika të rendit të ditës, projektligje, marrëveshje ndërkombëtare, Bordin e RTK-së, bordin e KPM-së dhe të tjera.  Në këtë mbledhje të gjithë u pajtuan për rëndësinë e këtyre çështjeve, prandaj edhe do të veprojmë në përputhje me përgjegjësitë që i kemi. Siç e dini janë shumë ligje të cilat janë duke pritur për votim në lecim të dytë, prandaj në këtë rast ne në seancën e së enjtes do t’i procedojmë 10 ligje që kanë kaluar në leximin e parë ndërs anë seancën tjetër do të kemi marrëveshjet ndërkombëtare por edhe Bordin e RTK-së dhe KPM-së”, ka thënë Haxhiu. /Lajmi.net/