Kurti: I dërgova një mesazh Bedri Hamzës, ta shohim çka është e mundur- thonë se duan të merren vesh, por s’pranojnë takime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se kreut të PDK-së, Bedri Hamzës i ka dërguar mesazh për një takim rreth çështjes së presidentit. Megjithatë, ai bëri të ditur se propozimi i VV-së për ta zgjidhur ‘ngërçin politik’, ka qenë ekskluzivisht për LDK-në. “I dërgova mesazh Bedri Hamzës dhe le ta shohim se…

Lajme

20/04/2026 13:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se kreut të PDK-së, Bedri Hamzës i ka dërguar mesazh për një takim rreth çështjes së presidentit.

Megjithatë, ai bëri të ditur se propozimi i VV-së për ta zgjidhur ‘ngërçin politik’, ka qenë ekskluzivisht për LDK-në.

“I dërgova mesazh Bedri Hamzës dhe le ta shohim se çka është e mundur që të ecim përpara, propozimi unë që u refuzua nga LDK-ja ka qenë ekskluzive për LDK-në”, u shpreh kryeministri Kurti.

“Do të duhej të takoheshim, mua mu tha se s’mund të takohemi pa u pritur aktgjykimi i Kushtetuese prapë nuk ndodhi takimi. Nëse flet për seriozitet dhe përkushtim atëherë duhet të takohemi. Bëjnë aq shumë takime, por disi përveç me mua. Pra s’është mungesë serioziteti e sinqeritet. Jam shumë i interesuar dhe i hapur të takohem, por ka njëfarë bojkoti.  Ju mund të hulumtoni në palën tjetër se si është e mundur të thuash se dua të merremi vesh, por s’pranoj të takohemi. E mbani mend çfarë bllokade, por duket se 28 dhjetori po mohohet sikur s’ka ndodhur asgjë atë ditë e sikur ndodhemi më 2025, unë s’e di për të tjerë por unë e di se është viti 2026″,deklaroi Kurti./Lajmi.net/