Kurti e pranon se s’ka marrëveshje dhe se po shkohet drejt zgjedhjeve: Vetëm VV-ja propozoi emra të konkretizuar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar pas përfundimit të takimit që pati me kryetarin e LDK-së, Lumir ABdihxiku. Ndër të tjerash edhe Kurti si Abdixhiku e pranoi se nuk është arritur asnjë marrëveshje. Kurti tregoi edhe propozimet që iu bën LDK-së derisa tha se vetëm Vetëvendosje po propozon emra konkret, e jo partitë e…

Lajme

20/04/2026 12:49

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar pas përfundimit të takimit që pati me kryetarin e LDK-së, Lumir ABdihxiku.

Ndër të tjerash edhe Kurti si Abdixhiku e pranoi se nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Kurti tregoi edhe propozimet që iu bën LDK-së derisa tha se vetëm Vetëvendosje po propozon emra konkret, e jo partitë e tjera.

“Bisedimet rezultuan të pasuksesshme për shkak se asnjëra prej ofertave që ne kemi bërë nuk u pranua nga kreu i LDK-së.Fillimisht ne ofruam që LDK-ja në bashkëqeverisje me LDK-në dhe partnerët e tjerë  ta ketë zv/kryeministrin, MPJD-në dhe tri ministri të tjera.Unë kam preferuar që zëvendës i imi të bëhet pikërisht Abdixhiku në këtë mënyrë të fillojmë një kapitull të ri të bashkëpunimit në mes VV dhe LDK. Por ju e dini se dhe para një viti unë pata shkruar një letër kryetarit Abdixhiku që më mirë ta bëjmë tash se sa më vonë koalicionin, nuk u bë as atëherë as tash dhe kjo është për të ardhur keq sepse në këtë mënyrë Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja e të panevojshëm që i humbin kohë dhe buxhetit mjete.Së paku 10 milionë euro kushtojnë zgjedhjet e reja që do të sjellin rezultate përafërsisht të përsëritura e që nuk do të sjellin zgjidhje sepse s’do ta kemi numrin prej 80 deputetë për të siguruar kuorumin në sallë.Mendoj se zgjedhjet nuk janë të nevojshme dhe është dashur të përpiqemi më shumë dhe s’është dashur të refuzohet oferta jonë për bashkëqeverisje.Shpjegimi se s’bën t’i kemi tri pozitat e larta ne bëmë një ofertë tjetër që pozitat e kryetarit të Kuvendit dhe të nënkryetarit të pësojnë një rrokadë që ashtu që ose nënkryetari i LDK-së ose dikush tjetër zë pozitën e kryetarit të kuvendit ndërkaq kryetarja aktuale e Kuvendit, Albulena Haxhiu do bëhej nënkryetare.Në këtë mënyrë ne do ta kishim edhe më tej qeverinë, e s’do t’i kishim zgjedhjet e panevojshme.Përpos kësaj, LDK-ja do të kryesonte legjislativin e për kandidatin tonë Konjufca s’kemi kërkuar votë për nga LDK-ja ata vetëm le të votojnë si të duan, abstenim kundër edhe për por le të votojnë. Sepse qasje shtetformuese e progresive është ajo në të cilën deputetët si të zgjedhurit e popullit e marrin të drejtën e tyre edhe si detyrim edhe si llogaridhënie e si përgjegjësi ndaj atyre që përfaqësojnë, e për funksionimin sa më të mbarë e të mirë të shtetit tonë”,deklaroi Kurti.

Ai tha se “Por as kjo s’u pranua, pra ishte një mundësi që të mos thuhet se tre kandidatët vijnë nga VV-ja, edhe pse qartëzi në rast të zgjedhjes së kandidati të VV-së në atë rast i zgjedhuri s’do të ishte edhe anëtar i Vetëvendosjes, por do të vinte gna Vetëvendosje e do kishim një president që ka pushuar së qenuri anëtarë i VV-së e do vazhdonim punën si qeveri pasi insistohej që të mos ketë tri funksionet. S’kemi çfarë ofertash të bëjmë më, e s‘u kërkua as dicka tjetër prej nesh. Ne s’kemi pasur me cdo kusht Konjufcën, pra ai ka deklaruar edhe hapur se mund të tërhiqet nga kandidimi. S’kemi qenë të interesuar që të jemi total nga udhëheqja e shtetit në tri pozitat e larta, por kur s’sjellin asnjë emër ishim të detyruar të ecim përpara si fitues të zgjedhjeve.”

“Kjo ka qenë jo vec e paparë, por e paimagjinueshme veçse ky është vullneti i popullit. S’mund të trajtojmë bashkëpunime në kundërshtim me vullnetin e popullit. S’është mirë të keqpërdoret kuorumi që të mos njihet rezultati i zgjedhjeve. Vetëvendosje me 57 deputetë jemi të vetmit që kemi sjellur emra. Në takimin me Hamzën dhe në shumë takime me Abdixhikun vetë VV-ja fletë me emra të përveshëm, e tani s’po flasin të tjerët me emra të përveçshëm. Sepse e rëndësishme është kush është emër e mbiemër. Në këto takime s’kemi pasur kërkesa, s’kemi pasur oferta e propozime me emra të përveshëm. Të gjitha këto i ka thënë vetëm VV-ja. Nëse nuk ndryshon diçka në ditët e mbetura atëherë mua më mbetet të konstatoj se ka më shumë dëshirë dhe vullnet e interesim për zgjedhje të reja, se sa kjo prezantohet.”./Lajmi.net/