“Kurti insistoi që pozita e presidentit t’i mbetet Vetëvendosjes”, Abdixhiku njofton se s’ka marrëveshje
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Abdixhiu me të dalë nga Kuvendi deklaroi se nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për zgjidhjen e çështjes së presidentit. “Me keqardhje ju them se këtë zgjidhje s’kemi arritur të gjejmë dhe konsiderojmë diskutimet e mbyllura për çështjen e presidentit. Du të jem…
Lajme
Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Abdixhiu me të dalë nga Kuvendi deklaroi se nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për zgjidhjen e çështjes së presidentit.
“Me keqardhje ju them se këtë zgjidhje s’kemi arritur të gjejmë dhe konsiderojmë diskutimet e mbyllura për çështjen e presidentit. Du të jem falënderues për përpjekjet, pro edhe transparent për rrjedhën e këtyre bisedimeve. Kemi pasur dy propozime deri më tani I pari rreth pjesëmarrjes në qeveri, ku LDK-së i jepet pozita e zv/kryeministrit dhe katër ministri dhe propozimi tjetër ka qenë rreth kryeparlamentarit, por në dy rastet ka pasur insistim të mbahet pozita e presidentit tek VV-ja. Ky propozim natyrisht se siç kemi thënë në vazhdimësi është i papranueshëm për LDK-në, meqenëse insistimi i Kurtit ishte që të mbajë edhe pozitën e presidentit për Vetëvendosjes e t’i ketë të tri institucionet LDK s’mund të kontribuojë më tutje. S’mund t’i marrim më kohë as popullit, kemi bërë përpjekje dhe LDK-ja është jashtë procesin diskutues dhe do thërrasë kryesinë e partisë e të presim edhe shtatë ditë nëse palët e partitë tjera bëjnë zgjidhje atëherë të bëhemi gati për skenarin më të keq e të pakuptueshëm për zgjedhje të reja e të jashtëzakonshëm”,tha Abdixhiku, shkruan lajmi.net.
Ai deklaroi se Kurti ka insistuar sërish që pozita e presidentit t’i mbetet Vetëvendosjes.
“S’mund të ketë tri institucioneve, pra heqja e kryetarit të Kuvendit s’është se e heq rendin institucional pasi është me shumicë dhe i takon shumicës, njësoj edhe Qeveria.Ai i dha këto propozime, pra ishin propozime të tij. Insistonte që pozita e presidenti t’i mbetet Vetëvendosjes. Ne ishim në diskutim për çështjen e presidentit, refuzova të flasim për çdo gjë tjetër pa trajtuar presidentin. Sepse Kosova ka Qeveri e Kuvend, por s’ka president. S’mund të propozojmë për dikë që insiston që presidenti të mbetet i partisë së tij, pra s’është çështje e shuarjes së propozimeve. Me LDK-në Vetëvendosje s’ka trajtuar asnjë emër. S’kam hapur diskutime as për ekzekutiv as për asnjë, e s’kemi kërkuar asnjëherë si LDk pra kemi pasur qëndrime parimore. Po të ishim pajtuar për propozime parimore atëherë do të kishim hapur diskutimet e tjera”,deklaroi Abdixhiku.
Po ashtu Abdixhiku është pyetur për paralajmërimet për bashkimin e së djathtës së LDK-së.
“Përafrimi do të ishte lajmi i mirë për Kosovën e do të punojë deri në fund.”
Duke folur për bashkimin e madh të LDK-së, Abdihxiku është pyetur edhe për mundësinë që aty të kthehet ish-presidentja Vjosa Osmani, që dikur e kishin larguar nga kjo parti.
Ai duke qeshur e pranoi se është takuar me Vjosa Osmanin edhe pa largimit nga presidenca.
“LDK e konsideron këtë çështje të mbyllur dhe i kthehet strukturave të veta që nga ky moment.Jam takuar me të gjithë, edhe me Kurtin edhe me Osmanin. Natyrisht se takohem me Vjosën, jemi miq dhe njihemi mirë.”tha ai.
“LDK është unike”,deklaroi kur u pyet se a është LDK unike për rikthimin e Osmanit, duke thënë se respektojnë qëndrimet e të gjithëve në parti.
Po ashtu Abdixhku deklaroi se nuk kanë kushte për rikthimin e Vjosa Osmanit në parti.
“Nuk kemi kushte për rikthim, bashkimi s’kërkon kushte kërkon afrim koordinim të mbarë shiqim drejtë së ardhmes dhe alternativë për diçka konkrete e pa kriza të tilla.U bë kohë e gjatë që flasim për politikanë e për pozita. Është krizë e jashtëzakonshme.Ndjej keqardhje që s’mund të bëj më tepër, kemi qenë konstruktive.”
“LDK e lë të hapur diskutimin për partitë tjera, kanë 7 ditë kohë, 53 ditë nga 60 ditë kemi bërë përpjekje për të gjetur zgjidhje. Besoj kemi pasur kohë mjaftueshëm, e s’kemi dëgjuar asnjë propozim tjetër përpos që presidenti të jetë nga Vetëvendosje.Partitë tjera mund të bëjnë zgjidhje, çdo propozim është i mirëseardhur, por LDK do t’ kthehet strukturave të veta dhe ky diskutim është i mbyllur që në këtë moment”, shtoi ai.
Abdixhiku deklaroi se është përpjekur por s’ka arritur të ketë marrëveshje.
“U përpoqa dhe nuk arrita fatkeqësisht. Tani i kthehemi LDK-së dhe bashkimit të së djathtës.”./Lajmi.net/