Për tri ditë, Policia në Prishtinë arreston 8 persona për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës në kryeqytet, në kuadër të planit operativ për luftimin e narkotikëve”Stop Drogave”, gjatë tri ditëve të fundit ka realizuar një sërë aktivitetesh policore, ku në raste të ndara ka arrestuar disa persona për posedim të narkotikëve. Si rezultat i këtyre veprimeve, nga njësitet policore të Kryeqytetit janë arrestuar gjithsej 8 persona të…

Lajme

20/04/2026 11:59

Policia e Kosovës në kryeqytet, në kuadër të planit operativ për luftimin e narkotikëve”Stop Drogave”, gjatë tri ditëve të fundit ka realizuar një sërë aktivitetesh policore, ku në raste të ndara ka arrestuar disa persona për posedim të narkotikëve.

Si rezultat i këtyre veprimeve, nga njësitet policore të Kryeqytetit janë arrestuar gjithsej 8 persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike, ndërkohë që në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë hapur 7 raste të ndryshme të kësaj natyre.

“Gjatë operacioneve policore, janë sekuestruar sasi të ndryshme të substancave të dyshuara si mariuanë dhe kokainë. Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: