Avokati i të akuzuari në rastin Banjska tenton ta fajësojë Kurtin, thotë se gjithçka u përshkallëzua nga vendimi për targat
Është duke u zhvilluar seanca me fjalët përfundimtare të ekipit mbrojtës të të akuzuarve në rastin e Banjskës. Para pak minutave fjalën e mori avokati mbrojtës i Vladimir Toliq që është Millosh Delleviq. Delleviq në fjalën e tij deklaroi se kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes politikave të tij ka ndikuar në përshkallëzimin e situatës…
Lajme
Është duke u zhvilluar seanca me fjalët përfundimtare të ekipit mbrojtës të të akuzuarve në rastin e Banjskës.
Para pak minutave fjalën e mori avokati mbrojtës i Vladimir Toliq që është Millosh Delleviq.
Delleviq në fjalën e tij deklaroi se kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes politikave të tij ka ndikuar në përshkallëzimin e situatës në veri të vendit.
Madje ai deklaroi se gjithçka kishte nisur me çështjen e targave të regjistrimit, të cilën e cilësoi si hap të gabuar duke pretenduar se kjo ka çuar deri tek konflikti i armatosur në Banjskë.
Përpos kësaj, Delleviq deklaroi se qytetarët serbë kanë mundur të lëvizin me tabela të lëshuara nga Republika e Serbisë, por që sipas tij, politika në Prishtinë synoi të ndalojë këtë praktikë.
Ai shtoi se serbët nuk kanë dashur t’i zbatojnë politikat e Qeverisë së Kosovës dhe se me vendimet e marra situata është përkeqësuar edhe më tej.
Sipas tij ishin politikat e Kurtit që thelluan krizën në veri./Lajmi.net/