Super-milioner Haziri, deklarimi marramendës i pasurisë së paluajtshme të deputetit të LDK-së
Një pasuri marramendëse ka deklaruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri. Në kuadër të deklarimit të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Haziri deklaroi shumë pasuri të paluajtshme. Tokë në vlerë 120 mijë euro, një tjetër në 245 mijë euro dhe një tjetër në 42 mijë euro Haziri i deklaroi si të…
Lajme
Një pasuri marramendëse ka deklaruar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.
Në kuadër të deklarimit të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Haziri deklaroi shumë pasuri të paluajtshme.
Tokë në vlerë 120 mijë euro, një tjetër në 245 mijë euro dhe një tjetër në 42 mijë euro Haziri i deklaroi si të trashëguara. Duke mos e lënë me kaq, ai deklaroi se ka edhe tokë të blerë në vlerë 15 mijë euro, e tokë tjetër të trashëguar në vlerë 200 mijë euro. Banesa në 100 mijë euro të bashkëshortes, të jetë në vlerë 3.953.000.00 euro në pronësi të tij, e trashëguar.
Tokë tjetër në vlerë 40 mijë euro plus një 350 mijë euro dhe një tjetër 215 mijë euro. Tokë në vlerë 45 mijë euro e tokë në vlerë 300 mijë euro duke e quar kështu pasurinë e tij në milionëshe.
Haziri ka deklaruar kursime në njërën prej bankave komerciale 53 mijë euro, e në një tjetër bankë kursime në vlerë 150 mijë euro.
E kursime raportoi të ketë dhe të prindërve, bashkëshortes e fëmijëve.
Të ardhurat vjetorë nga Kuvendi i raportoi në vlerë 22 mijë euro, kurse të bashkëshortes 11 mijë euro./Lajmi.net/
