IQMT inspekton produktet në treg: Sekuestron lodra për fëmijë, mjete pune, ngjyra dhe llaqe pa dokumentacion teknik dhe pa afat
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka intensifikuar aktivitetet e mbikëqyrjes së tregut për të garantuar sigurinë e produkteve që qarkullojnë në treg dhe mbrojtjen e konsumatorëve, Ata kanë thënë se fokusi ka qenë tek produktet e makinerisë, pajisjet personale mbrojtëse, lodrat për fëmijë, si dhe produkte të tjera të cilat, për nga natyra e përdorimit,…
Lajme
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka intensifikuar aktivitetet e mbikëqyrjes së tregut për të garantuar sigurinë e produkteve që qarkullojnë në treg dhe mbrojtjen e konsumatorëve,
Ata kanë thënë se fokusi ka qenë tek produktet e makinerisë, pajisjet personale mbrojtëse, lodrat për fëmijë, si dhe produkte të tjera të cilat, për nga natyra e përdorimit, paraqesin rrezik potencial për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve.
“Si rezultat i inspektimeve të realizuara në terren, inspektorët e tregut të IQMT-së kanë identifikuar dhe larguar nga tregu një numër produktesh të pasigurta për përdorim. Këto produkte janë sekuestruar në përputhje me legjislacionin në fuqi, për shkak të mos prezantimit të dokumentacionit teknik përkatës dhe tejkalimit të skadimit të afatit”, ka njoftuar IQMT.
Produktet e sekuestruara janë si në vijim:
• Makinë shpimi (trapan) – 13 copë;
• Gërryese këndore – 5 copë;
• Disqe për prerjen e hekurit dhe betonit – 426 copë;
• Jelek sinjalizues – 251 copë;
• Helmeta (kapela pune) – 114 copë;
• Maska saldimi – 176 copë;
• Ngjyra dhe llaqe – 11 copë;
• Lodra për fëmijë – 931 copë.
“IQMT mbetet e përkushtuar në garantimin e një tregu të sigurt dhe në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve, duke u bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të respektojnë standardet dhe kërkesat ligjore për sigurinë e produkteve. Gjithashtu, IQMT fton qytetarët që të raportojnë çdo rast të dyshuar për produkte të pasigurta”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
