Gruda: Kurti e shpërdoroi edhe mundësinë e dytë të Kushtetueses – Ai po e shtyen vendin drejt zgjedhjeve për arsye dhe inate personale

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në lidhje me çështjen e Presidentit. Ai ka thënë se nëse Kurti nuk do të donte zgjedhje, nuk do ta shpërdoronte as mundësinë e dytë që ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese, duke ia shtuar edhe 34 ditë për të bërë zgjidhje. “Mjafton…

Lajme

20/04/2026 11:02

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në lidhje me çështjen e Presidentit.

Ai ka thënë se nëse Kurti nuk do të donte zgjedhje, nuk do ta shpërdoronte as mundësinë e dytë që ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese, duke ia shtuar edhe 34 ditë për të bërë zgjidhje.

“Mjafton të shihet se si u përdor kjo kohë: nga 34 ditë, 7 i kaloi në vizita të pafrytshme jashtë vendit, ndërsa tri javët e tjera pa asnjë përpjekje serioze për zgjidhje”, ka shkruar Gruda.

Ai i ka thënë se tani kur ka vetëm edhe një javë kohë, deklaratat politike nuk kanë peshë, sepse sipas tij veprimet destruktive të Kurtit në të dy raundet për zgjedhjen e presidentit flasin më qartë se çdo fjalë.

“Është për keqardhje që dikush me 51% të besimit qytetar po e shtyn vendin drejt një procesi të ri zgjedhor për arsye dhe inate personale. Qytetarët do të dijnë t’ia japin përgjigjen e duhur këtij mentaliteti!”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: