Për 48 orët e fundit, Inspektorati i Punës ia ndal punën 16 punishteve nga 38 inspektime të realizuara gjithsej
Pas një vendimi të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare për inspektim të punishteve me rrezikshmëri të lartë, tash e disa ditë Inspektorati Qendror i Punës ka dal në teren. Ata kanë ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në të gjithë Kosovën, shkruan lajmi.net. IQP ka njoftuar…
Lajme
Pas një vendimi të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare për inspektim të punishteve me rrezikshmëri të lartë, tash e disa ditë Inspektorati Qendror i Punës ka dal në teren.
Ata kanë ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në të gjithë Kosovën, shkruan lajmi.net.
IQP ka njoftuar se vetëm gjatë 48 orëve të fundit, kanë realizuar gjithsej 38 inspektime. Nga këto 38 inspektime, në 16 janë ndaluar punimet, 11 kanë marrë vërejtje dhe 10 kanë kaluar pa vërejtje.
“Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin e tij ligjor, ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ky raport 48-orësh nga Inspektorati Qendror i Punës paraqet rezultatet e ditës së katërt të inspektimeve, të realizuara deri më tani në kuadër të këtij aksioni”, ka njoftuar IQP.
Vendimi për këtë inspektim ka ardhur pas vdekjeve të shumta në vende të punës gjatë muajve të fundit. /Lajmi.net/
Raporti i plotë:
