Kurti lavdëron institucionet për aksionet anti-bixhoz, aksione ku u arrestua vëllai i Faruk Mujkës

Kryeministri i vendit, Albin kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë ka folur mbi aksionet e shumta të sigurisë të cilat janë zhvilluar së fundi. Ndër të tjerash ai përmendi edhe një aksion anti-bixhoz dhe anti-drogë i zhvilluar ku u arrestua edhe vëllai i Faruk Mujkës kryeshefit të Ibër-Lepencit, njohur si bashkëpunëtor të Kurtit. Kurti…

Lajme

20/04/2026 09:12

Kryeministri i vendit, Albin kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë ka folur mbi aksionet e shumta të sigurisë të cilat janë zhvilluar së fundi.

Ndër të tjerash ai përmendi edhe një aksion anti-bixhoz dhe anti-drogë i zhvilluar ku u arrestua edhe vëllai i Faruk Mujkës kryeshefit të Ibër-Lepencit, njohur si bashkëpunëtor të Kurtit.

Kurti pavarësisht se përmendi aksionet, nuk e përmendi si rast të veçantë përfshirjen e tij.

“Me vendosmëri e sakrificë, në qeverisjen tonë edhe në këto ditë të mandatit të tretë kemi shpartalluar bandat kriminale paraushatarake që shërbenin si struktura në veri. Kemi shtrirë sovranitetin, rend e ligj, përkundër mosbesimit. Fqinji ynë verior nuk është tërhequr nga përpjekjet destablizuese, prania vigjiliente e shtetit po sjell rezultate. Përshëndesim aksionet e institucioneve tona të sigurisë që gjetën e konfiskuan armatim në lokacione të ndryshme. Mirëpresim e Stefan Raduloviq, i lidhur me sulmin terrorist në Banjskë. Drejtësia bëhet e plotë vetëm kur Milan Radoiçiq vihet para drejtësisë në Kosovë. Se luftimi i krimit të organizuar është pakompromis dëshmojnë edhe aksionet e suksesshme anti-drogë në Pejë, e ato anti-bixhoz në disa qytete të vendit tonë”, deklaroi Kurti./Lajmi.net/