​Asllani shënon golin e parë me Beshiktashin

Kristjan Asllani ka shënuar golin e parë me fanellën e Beshiktashit në kampionatin turk. Në javën e 30-të të Superligës, mesfushori kuqezi shënoi në fundin e takimit nga pika e 11-metërshit në humbjen 2-1 që skuadra e tij pësoi në fushën e Samsunspor. Asllani mbërriti në kampionatin turk gjatë merkatos së dimrit në formë huazimi,…

Sport

20/04/2026 08:57

Kristjan Asllani ka shënuar golin e parë me fanellën e Beshiktashit në kampionatin turk. Në javën e 30-të të Superligës, mesfushori kuqezi shënoi në fundin e takimit nga pika e 11-metërshit në humbjen 2-1 që skuadra e tij pësoi në fushën e Samsunspor.

Asllani mbërriti në kampionatin turk gjatë merkatos së dimrit në formë huazimi, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit nga ana e skuadrës turke. Kujtojmë që mesfushori kuqezi është në pronësi të Interit.