Kurti nga Barcelona: Gjeopolitika është shumë e rëndësishme që t’ua lëmë të djathtëve, na duhet ndihma e të majtëve që të hymë në Evropë
Në “Global Progressive Mobilisation” në Barcelonë, kryeministri Albin Kurti foli për urgjencën që gjeopolitika të merret në dorë nga të majtët. Sipas tij, ajo është “shumë e rëndësishme që t’ua lëmë të djathtëve.” “Na duhet ndihma e krejt të majtëve në Evropë, që të hymë në Evropë më herët e jo më vonë. Po ashtu, sepse…
Lajme
Në “Global Progressive Mobilisation” në Barcelonë, kryeministri Albin Kurti foli për urgjencën që gjeopolitika të merret në dorë nga të majtët.
Sipas tij, ajo është “shumë e rëndësishme që t’ua lëmë të djathtëve.”
“Na duhet ndihma e krejt të majtëve në Evropë, që të hymë në Evropë më herët e jo më vonë. Po ashtu, sepse më vonë, mund të jetë edhe shumë vonë.
Kjo nuk është një temë që e majta e konsideron prioritet, tradicionalisht po flas. Duke e parë këtë si temë gjeopolitike që i përket të djathtës. Por, në pikëpamjen time kjo duhet të ndryshojë. Gjeopolitika gjithashtu duhet të jetë për neve të majtëve, ta analizojmë, të mendojmë dhe të dalim me qëndrime tona. Gjeopolitika është shumë e rëndësishme që t’ua lëmë të djathtëve”, tha Kurti.