City mposht Arsenalin në derbin që mund të vendosë kampionin
Manchester City ka arritur një fitore jetike 2-1 në “Etihad Stadium” ndaj Arsenalit, duke rihapur plotësisht garën për titullin kampion në Premier League. Ndeshja nisi me ritëm të lartë ku Rayan Cherki kaloi vendasit në epërsi që në minutën e 16-të pas një aksioni individual, por gëzimi i “Citizens” zgjati pak pasi Kai Havertz barazoi…
Sport
Manchester City ka arritur një fitore jetike 2-1 në “Etihad Stadium” ndaj Arsenalit, duke rihapur plotësisht garën për titullin kampion në Premier League.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë ku Rayan Cherki kaloi vendasit në epërsi që në minutën e 16-të pas një aksioni individual, por gëzimi i “Citizens” zgjati pak pasi Kai Havertz barazoi shifrat vetëm dy minuta më vonë, duke përfituar nga një gabim i rëndë i portierit Donnarumma.
Pjesa e dytë ishte një betejë e vërtetë me shtylla nga të dyja palët, por njeriu i momenteve të mëdha, Erling Haaland, u shfaq në skenë në minutën e 65-të për të shënuar golin e fitores pas një goditjeje të saktë brenda zonës.
Me këtë rezultat, City ngjitet në pozitën e 67 pikëve me një ndeshje më pak të zhvilluar, duke u afruar në vetëm tri pikë larg Arsenalit lider dhe duke marrë në dorë fatin e sezonit në këtë fazë kritike.