Konjufca në mesin e ministrave të Ballkanit Perëndimor në Antalya, diskutohen zhvillimet gjeopolitike

Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në Antalya Diplomacy Forum në Turqi. Në kuadër të këtij forumi ndërkombëtar, të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, Konjufca ka përfaqësuar Kosovën në takimin e ministrave të jashtëm të…

Lajme

19/04/2026 13:46

Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në Antalya Diplomacy Forum në Turqi.

Në kuadër të këtij forumi ndërkombëtar, të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, Konjufca ka përfaqësuar Kosovën në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6).

Sipas njoftimit, në takim është ritheksuar përkushtimi i Turqisë për mbështetjen e rajonit dhe vazhdimin e bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, në një periudhë kur bashkëpunimi rajonal vlerësohet si veçanërisht i rëndësishëm.

Po ashtu, është diskutuar për zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe ndikimin e tyre në rajon dhe më gjerë, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/