Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet burri nga Prishtina
Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në banesën ku jetonte çifti. Njoftimi i plotë: Prishtinë / 17.04.2026 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se për shkak se në…
Lajme
Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, në banesën ku jetonte çifti.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë / 17.04.2026 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se për shkak se në banesën e tyre kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.