Çmime pak më të ulëta për derivate: Nafta dhe benzina bien, publikohet tavani për dy ditët në vijim

Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rënie prej dy centësh krahasuar me ditën e djeshme. Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), një litër naftë sot do të tregtohet me 1.72 euro, nga 1.74 euro sa ishte një ditë më parë. Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet 1.41 euro për litër,…

Lajme

19/04/2026 09:06

Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rënie prej dy centësh krahasuar me ditën e djeshme.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), një litër naftë sot do të tregtohet me 1.72 euro, nga 1.74 euro sa ishte një ditë më parë.

Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet 1.41 euro për litër, ndërsa gazi shitet me 0.88 euro për litër.

MINTI ka bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë edhe gjatë ditës së hënë. /Lajmi.net/