Sveçla: Bastisje në Mitrovicë e Vushtrri, kapen 26 persona dhe sekuestrohen mbi 150 mijë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se mbrëmë është zhvilluar një aksion i gjerë policor në disa lokacione në Mitrovicë dhe Vushtrri, në kuadër të luftës kundër kriminalitetit. Sipas tij, operacioni ka pasur në shënjestër veprimtari të dyshimta që lidhen me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozin e paligjshëm. Si rezultat i…
Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se mbrëmë është zhvilluar një aksion i gjerë policor në disa lokacione në Mitrovicë dhe Vushtrri, në kuadër të luftës kundër kriminalitetit.
Sipas tij, operacioni ka pasur në shënjestër veprimtari të dyshimta që lidhen me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozin e paligjshëm.
Si rezultat i këtij aksioni, janë arrestuar 26 persona, ndërsa janë sekuestruar rreth 150 mijë euro.
Sveçla theksoi se aksione të tilla po zhvillohen në të gjithë territorin e Kosovës, me një qëllim të qartë – luftimin e kriminalitetit pa kompromis.
“Përveç aksionit anti-drogë në Pejë, mbrëmë u realizua edhe një operacion tjetër i madh në dhjetëra lokacione në Mitrovicë dhe Vushtrri. Të përkushtuar për rend dhe ligj. Kudo”, ka deklaruar ai. /Lajmi.net/