Çështja e Presidentit | Bahtiri thirrje për unitet mes partive, por “harron” që shefi i tij po udhëton nëpër Evropë: Shteti nuk është lojë, por amanet i lënë me gjak – T’i lëmë anash ndasitë përpara se të jetë vonë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka bërë thirrje për unitet politik dhe përgjegjësi shtetërore, duke theksuar se “jemi në ditët kur nuk kemi nevojë për triumfe partiake, por për përgjegjësi kombëtare”. Në një reagim publik, ai ka paralajmëruar për rreziqet e përçarjeve politike, derisa ka përmendur edhe zhvillimet në rajon. “Derisa ne merremi me…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka bërë thirrje për unitet politik dhe përgjegjësi shtetërore, duke theksuar se “jemi në ditët kur nuk kemi nevojë për triumfe partiake, por për përgjegjësi kombëtare”.
Në një reagim publik, ai ka paralajmëruar për rreziqet e përçarjeve politike, derisa ka përmendur edhe zhvillimet në rajon. “Derisa ne merremi me inate e teke politike, Serbia po armatoset çdo ditë”, ka shkruar Bahtiri, transmeton lajmi.net.
Ai ka kritikuar edhe situatën në Kuvend, duke iu referuar seancës së fundit, ku sipas tij “Lista Serbe erdhi në kuvend, jo për të ndihmuar…, por për ta bllokuar këtë proces”.
Bahtiri ka theksuar se “shteti nuk është lojë, por amanet i lënë me gjak”, ndërsa u ka bërë thirrje deputetëve që të bashkohen për zgjedhjen e presidentit brenda afatit ligjor. “Të bëhemi bashkë, të krijojmë stabilitet dhe t’i japim popullit sigurinë që meriton”, ka deklaruar ai.
Në fund, ai ka apeluar që të lihen anash ndasitë politike, duke shtuar se “historia na gjykon për atë që ndërtojmë, ose për atë që lejojmë të shkatërrohet”.