Miftaraj: Nëse deputetët nuk arrijnë t’a zgjedhin Presidentin deri me 28 prill, Kuvendi shpërndahet në mënyrë automatike

Nëse deputetët nuk arrijnë të zgjedhin Presidentin e ri të vendit deri me datën 28 prill, vendi shkon automatikisht në zgjedhje. Kështu deklaroi drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj. Miftaraj potencoi se në bazë të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetutese nëse Kuvendi i Kosovës dështon të zgjedh Presidentin e Republikës deri me 28 prill atëherë…

Lajme

18/04/2026 18:05

Nëse deputetët nuk arrijnë të zgjedhin Presidentin e ri të vendit deri me datën 28 prill, vendi shkon automatikisht në zgjedhje.

Kështu deklaroi drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj.

Miftaraj potencoi se në bazë të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetutese nëse Kuvendi i Kosovës dështon të zgjedh Presidentin e Republikës deri me 28 prill atëherë Kuvendi shpërndahet në mënyrë automatike.

“Në bazë të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetutese nëse Kuvendi i Kosovës dështon të zgjedh Presidentin e Republikës deri me 28 prill atëherë Kuvendi shpërndahet në mënyrë automatike” deklaroi Miftaraj.

Ai pohoi se U.D e Presidentes, është e obliguar që brenda 45 ditëve të shpall datën e zgjedhjeve.

“U.D. Presidentja e vendit është e obliguar që brenda 45 ditëve nga 29 prilli të caktoj datën e zgjedhjeve parlamentare” deklaroi Miftaraj për“Gazeta Blic”.

Afatet kohore për çështjen e Presidentit tashmë po shkojnë drejt fundit.

Megjithëse Kryeministri Kurti ka filluar takimet me subjektet opozitare ende nuk ka një zhvillim konkret në këtë drejtim.

Mbetet të shihet nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme apo do t’a kemi Presidentin e ri deri me datën 28 prill.