Kryediplomati i Shqipërisë, Ferit Hoxha: Kosova është vend demokratik, sovraniteti i saj nuk mund të vihet në dyshim

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, në një intervistë për TRT Ballkan ka komentuar zhvillimet në rajon, duke u ndalur veçanërisht te dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai vlerësoi se procesi nuk ka arritur ende në nivelin e duhur dhe theksoi se Tirana zyrtare po i ndjek me kujdes të…

Lajme

18/04/2026 16:23

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, në një intervistë për TRT Ballkan ka komentuar zhvillimet në rajon, duke u ndalur veçanërisht te dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai vlerësoi se procesi nuk ka arritur ende në nivelin e duhur dhe theksoi se Tirana zyrtare po i ndjek me kujdes të gjitha zhvillimet. Sipas tij, Shqipëria monitoron deklaratat dhe retorikën politike, por zgjedh të mos përfshihet në to, duke preferuar të përqendrohet te forcimi i bashkëpunimit, transmeton lajmi.net.

Duke folur për shtetin e Kosovës, Hoxha u shpreh i prerë se pavarësia e saj nuk duhet të vihet në diskutim.

“Kosova është vend demokratik, që po zhvillohet në mënyrë të shpejtë. Është vend, sovraniteti i të cilit nuk mund dhe nuk duhet të vihet në dyshim”, deklaroi ai./lajmi.net/