Skena si në filma, i dyshuari arratiset nga stacioni i policisë në Gjakovë

Të premten në Gjakovë, është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar është arratisur nga dritarja stacionit policor. I dyshuari mashkull kosovar ndodhej brenda zyrës së intervistimit kur ka arritur të largohet nga objekti i stacionit policor përmes dritares. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se rasti është raportuar tek prokurori dhe hetimet…

Lajme

18/04/2026 13:19

Të premten në Gjakovë, është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar është arratisur nga dritarja stacionit policor.

I dyshuari mashkull kosovar ndodhej brenda zyrës së intervistimit kur ka arritur të largohet nga objekti i stacionit policor përmes dritares.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se rasti është raportuar tek prokurori dhe hetimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar për kapjen e tij.

“Rr. Skënderbeu, Gjakovë 17.04.2026-21:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë në zyrën e intervistimit, ka arritur të largohet përmes dritares duke u larguar nga objekti i stacionit policor në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton PK.