Ndahet nga jeta nëna e kryetarit të Prizrenit, Totaj: S’paska moment më të vështirë
Kreu i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se sot në mëngjes ka vdekur nëna e tij në moshën 96 vjeçare. “Nuk paska moment më të vështirë se të mbetesh pa nanë!”, ka njoftuar Totaj. Njoftimi i Totajt: Me pikëllim në zemër njoftoj familjarët, shokët, miqtë e dashamirët se në moshën 96 vjeçare, sot…
Lajme
Kreu i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se sot në mëngjes ka vdekur nëna e tij në moshën 96 vjeçare.
“Nuk paska moment më të vështirë se të mbetesh pa nanë!”, ka njoftuar Totaj.
Njoftimi i Totajt:
Me pikëllim në zemër njoftoj familjarët, shokët, miqtë e dashamirët se në moshën 96 vjeçare, sot më 18 Prill në mëngjes nana u nda nga jeta.
Nuk paska moment më të vështirë se të mbetesh pa nanë!
Varrimi i të ndjerës bëhet nesër me datë 19 Prill në orën 13:00 me drekë. Xhenazja falet në Xhaminë e Terzimahallës afër gjimnazit.
E pamja mbahet 3 ditë, nga data 20 – 22 nga ora 9:00 deri në 16:00 në Hotel Theranda në Prizren.