Alban Hyseni deklaron prona familjare në Gjilan, në llogari vetëm 233.42 euro
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë ka raportuar disa prona të paluajtshme, kryesisht toka në komunën e Gjilanit që figurojnë në pronësi të prindit të tij. Sipas deklarimit, një pjesë e pronave është blerë me të ardhura nga puna e prindit jashtë vendit, ndërsa disa të tjera…
Lajme
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë ka raportuar disa prona të paluajtshme, kryesisht toka në komunën e Gjilanit që figurojnë në pronësi të prindit të tij.
Sipas deklarimit, një pjesë e pronave është blerë me të ardhura nga puna e prindit jashtë vendit, ndërsa disa të tjera janë trashëguar ose janë shkëmbyer me parcela të tjera, raporton lajmi.net
Babai i tij në dokument figuron me status të papunë.

Në total, janë deklaruar disa parcela toke me sipërfaqe dhe vlera të ndryshme, ku parcela me vlerën më të madhe arrin në 150 mijë euro.
Sa i përket gjendjes financiare, Hyseni ka deklaruar vetëm 233.42 euro në llogarinë e tij bankare, 439.75 euro në llogarinë e bashkëshortes, si dhe 26.78 euro në një tjetër llogari./Lajmi.net/