Rama me portofol milionësh në Londër – mbi 3 milion euro borxhe, mbi 5,6 milion prona të paluajtshme, mbi 4 milion euro prona të luajtshme

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, në deklarimin e fundit të pasurisë ka raportuar një portofol të madh pasuror dhe detyrimesh financiare, kryesisht të lidhura me prona në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ka deklaruar disa pasuri të paluajtshme të blera ndër vite 2010–2018, përfshirë një banesë 100 m² me vlerë 997,314 euro, një objekt afarist 600…

Lajme

17/04/2026 21:49

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, në deklarimin e fundit të pasurisë ka raportuar një portofol të madh pasuror dhe detyrimesh financiare, kryesisht të lidhura me prona në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai ka deklaruar disa pasuri të paluajtshme të blera ndër vite 2010–2018, përfshirë një banesë 100 m² me vlerë 997,314 euro, një objekt afarist 600 m² me vlerë 1,151,104.32 euro, një banesë 87 m² me vlerë 1,035,938.91 euro, një rezidencë 120 m² me vlerë 1,173,310 euro përmes kompanisë “4am ltd”, si dhe një banesë tjetër 120 m² me vlerë 2,581,253 euro, raporton lajmi.net

Në deklarim përfshihen edhe pasuri të luajtshme, përfshirë një pasuri të lidhur me “4MA Ltd” në vlerë 35,000 euro, një koleksion pikturash të trashëguara me vlerë rreth 4 milionë euro, si dhe prona e komplekse në Londër që variojnë nga 900 mijë deri në 1.75 milionë paund për njësi.

Po ashtu, përmendet një kompleks me 10 apartamente në “Upper Fairfield Road” me vlerë rreth 5 milionë paund dhe një pronë në Suedi me vlerë rreth 250 mijë paund.

Paralelisht, Rama ka deklaruar edhe kredi të shumta afatgjata për blerje pronash në Londër, përfshirë Westbourne Park Road, Campden Hill Mansions, Vulcan Way dhe Warple Mews, me vlera që në disa raste tejkalojnë 1 milion euro dhe afate shlyerjeje deri në vitet 2033–2041./Lajmi.net/