Kosova në krizë institucionale, rrezikon zgjedhje të reja, Kurti pa gajle, shkon në Barcelonës për të marrë pjesë në një organizim të së Majtës evropiane
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duket se nuk e ka gajle për çështjen e Presidentit. Ai është larguar përsëri nga Kosova, por kësaj radhe jo për çështje shtetërore, por partiake, transmeton lajmi.net. Me anë të një postimi, Kurti ka lajmëruar se së bashku me nënkryetarën e VV-së, Mrika Limani-Myrtaj dhe zyrtare, Anila Vrajolli gjenden në…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duket se nuk e ka gajle për çështjen e Presidentit.
Ai është larguar përsëri nga Kosova, por kësaj radhe jo për çështje shtetërore, por partiake, transmeton lajmi.net.
Me anë të një postimi, Kurti ka lajmëruar se së bashku me nënkryetarën e VV-së, Mrika Limani-Myrtaj dhe zyrtare, Anila Vrajolli gjenden në Barcelonë.
Ai po merr pjesë në një samit i së Majtës evropiane.
Postimi i plotë:
Sot dhe nesër po marrim pjesë në Global Progressive Mobilisation (GPM), Barcelona 2026, së bashku me nënkryetaren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mrika Limani Myrtaj dhe zyrtaren për marrëdhënie ndërkombëtare, Anila Vrajolli. GPM është konferenca e parë e llojit të saj, ku janl bashkuar në diskutime partitë politike, organizatat shoqërore dhe aktivistët progresistë nga mbarë bota. Ditën e nisëm me mbledhjen e kryesisë së Party of European Socialist (PES), në të cilën iu drejtova të pranishmëve, ku përveç tjerash thashë:
Para së gjithash, më lejoni t’i përgëzoj organizatorët për organizimin e këtij samiti. Ky është vërtet një arritje e rëndësishme e së Majtës evropiane. Për herë të parë, tri organizata të ndryshme të majta, përkatësisht Aleanca Progresive, Internacionalja Socialiste dhe Partia e Socialistëve Evropianë, po bashkohen nën ombrellën e “Mobilizimit Global Progresiv” (GPM).
Historia e së Majtës është e njohur për përçarjet e brendshme. Por, siç jam i bindur se do të pajtoheni, kjo nuk është kohë për sektarizëm të vogël. Debati i fuqishëm brenda radhëve tona është gjithmonë i mirëseardhur, por qëllimi përfundimtar duhet të jetë gjetja e një terreni të përbashkët ndërmjet aktivistëve dhe organizatave të majta. Në një kohë sfidash serioze globale, siç janë prapakthimi demokratik, lufta dhe kërcënimi i afërt që paraqesin dy krizat ekzistenciale të kohës sonë, katastrofa ekologjike dhe rreziku i luftës bërthamore, është detyrë morale e së Majtës të gjejë mënyra për veprim të koordinuar përtej kufijve kombëtarë./lajmi.net/